Isak Neziri takon afaristin e suksesshëm Florim Salihu
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka zhvilluar një takim miqësor me afaristin e njohur Florim Salihu në Gjilan.
Në një postim në rrjetet sociale, Neziri ka vlerësuar Salihun si një njeri plot pozitivitet dhe energji, duke theksuar se bisedat me të janë gjithmonë të frytshme dhe të mbushura me ide për një Kosovë më të mirë.
“Me mikun tim të vjetër, Florim Salihu – tani një afarist i suksesshëm në Gjilan. Takimet me të janë çdo herë të këndshme e me ide për një Kosovë që mundet më mirë,” ka shkruar ai.
Neziri, i cili garon me numrin 99 në listën e PDK-së, ka vazhduar fushatën e tij duke u takuar me qytetarë dhe figura të ndryshme nëpër Kosovë, me qëllim fuqizimin e mbështetjes për partinë dhe kandidaturën e tij.