Fadil Demaku: Përkrahja e qytetarëve në Polac, motiv për fitoren e PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka zhvilluar takime me banorët e lagjes Koci në Polac dhe me familjen e Ajet Thaçit.

Ai vlerësoi përkrahjen e fuqishme të qytetarëve, duke e cilësuar atë si shtysën kryesore për angazhimin e tij politik.

“Entuziazmi dhe mbështetja e qytetarëve janë motivi ynë për të vazhduar drejt fitores së PDK-së”, deklaroi Demaku, duke theksuar se kjo përkrahje është bazë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Me mesazhin #mamire, Demaku shprehu bindjen për vizionin e qartë të PDK-së dhe për liderin Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm të Kosovës.

#fadildemaku19 #bedrihamzakryeminister #PDK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë