Bekim Haxhiu: Runiku i Skenderajt, besim në fitoren e PDK-së

Deputeti Bekim Haxhiu, i cili kandidon për një tjetër mandat, e nisi vitin 2025 me një takim të ngrohtë dhe mbështetës me qytetarët e Runikut në Skenderaj, trznsmeton portali DrenicaOnline.

Pritja madhështore dhe besimi i tyre në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dëshmuan edhe një herë se kjo parti mbetet zgjedhja e parë për ta.

Gjatë takimit, qytetarët i premtuan mbështetje dhe besim kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke vlerësuar platformën më të mirë politike dhe listën më të mirë të deputetëve që ofron PDK-ja.

“Na priftë e mbara,” tha Haxhiu, duke shprehur bindjen se 2025-ta do të jetë një vit i suksesshëm për Kosovën dhe për vizionin e PDK-së për zhvillimin e vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë