Banorët e Lumishtës dhe Panorcit mbështesin Vesel Krasniqin për deputet

Banorët e Lumishtës dhe Panorcit me Rudin kanë shprehur mbështetje të fuqishme për Vesel Krasniqin, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, dhe liderin Fatmir Limaj.

Në një tubim elektoral të mbajtur mbrëmë, pjesëmarrësit kanë dëshmuar përkushtimin e tyre për të mbështetur kandidatët e Nismës Socialdemokrate, duke theksuar se besojnë në veprat dhe jo në fjalë.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar për të mirën e Malishevës dhe Kosovës”, ka deklaruar Vesel Krasniqi pas takimit.

Fushata zgjedhore po vazhdon me një dinamikë të lartë, ndërsa kandidatët po intensifikojnë takimet me qytetarët për të prezantuar programin dhe vizionin e tyre politik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë