7-shi i PDK-së, Rrahman Rama: Vetëm bashkë mund t’ia dalim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Karaçëve në Vushtrri, ku është pritur me përkrahje dhe respekt të veçantë, transmeton portali DrenicaOnline.

“Takimet si sonte me këta burra më bindin se vetëm bashkë mund t’ia dalim,” tha Rama, duke vlerësuar lart mbështetjen e komunitetit. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Rama shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe besimin e Karaçëve, duke e cilësuar këtë mbështetje si një motiv shtesë për angazhimin e tij politik.

#Rr7

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë