51-shi i PDK-se në Polac: Mund ta ndërtojë të ardhmen, duke nderuar historinë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka vizituar edhe familjen e Fadil Kocës, në Polac, ku edhe këtu ka marrë përkrahje të madhe për kandidaturën e tij.
Hajdari ka thënë se këto tubime kaq madhështore janë mësazh i përbashkët që Kosova mundet ma mirë. Ndërsa thoté se e ardhmja ndërtohet edhe duke nderuar historinë.
Postimi i plotë:
Oda ka qenë simbol i organizimit të përbashkët të shqiptarëve, atëherë kur organizimi si shoqëri e shtet nuk na lejohej fare. Ajo te ne e ka domethënien e shtetit paralel dhe organizimit rezistues.
Kënaqësi e madhe që u pritëm kaq ngrohtë në odën e Fadil Kocës në Polac bashkë me kandidatët për deputetë dhe kryetarin e degës në Skënderaj, gjeneral Sami Lushtakun.
E ndamë mesazhin e përbashkët që Kosova mundet ma mirë. Mund ta ndërtojë të ardhmen, duke nderuar historinë.
Falemnderit shumë për pritjen! Kosova mundet ma mirë!