Stërnipi i Ymer Prizrenit, Parim Huqaj, bën thirrje për mbështetje të Betim Gjoshit

Stërnipi i Ymer Prizrenit, Parim Huqaj, ka bërë një thirrje publike për të mbështetur kandidaturën e Betim Gjoshit, numër 50 në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së.

Në mesazhin e tij, Huqaj e përshkruan Gjoshin si një figurë të denjë për Parlamentin e Kosovës, duke theksuar vlerat e tij të larta personale dhe familjare:

– “Një kandidat që është për shtet e jo për pushtet”.
– “Një njeri me edukatë, dije dhe një bagazh familjar patriotik”.
– “Fëmijë i një dijetari dhe çlirimtari, që nuk do të mbrojë kurrë interesin personal apo partiak”.

Sipas Huqajt, Betim Gjoshi është një individ me integritet, i rritur me libra dhe i edukuar për t’i shërbyer vendit. Ai thekson se Gjoshi ka një trashëgimi të çmuar nga familja dhe UÇK-ja, duke ruajtur në shtëpi uniformën e çlirimit me aromë lirie.

Në mesazhin e tij, ai kritikon kandidatët që synojnë pushtetin për interes personal, duke shtuar: “Parlamentit nuk i duhen zhurmaxhinj, mashtrues apo përkulës, por njerëz të vlerave, të rritur për t’i shërbyer kombit”.

Thirrja përfundon me një apel për qytetarët që të mbështesin Betim Gjoshin, duke theksuar se vota për të është një investim për të ardhmen e Kosovës.

“Mos hezitoni, vota për këtë kandidat nuk humbet, por i bën një shërbim vendit tonë me shumë halle”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë