Shala, Krasniqi e Thaqi marrin mbështetje nga banorët e Llapushnikut

Ferat Shala dhe Kandidatët e PDK-së në Festën e Ditëlindjes së Ajet Thaçit në Llapushnik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, i cili po kandidon për një tjetër mandat, mori pjesë në një tubim të veçantë në Llapushnik, organizuar me rastin e ditëlindjes së Ajet Thaçit. Ky event përtej një feste personale u shndërrua në një takim simbolik që pasqyroi lidhjen e fortë me vendlindjen dhe përkushtimin ndaj të ardhmes së Kosovës, pavarësisht viteve të kaluara në mërgim.

Gjatë fjalës së tij, Shala vlerësoi mikpritjen dhe mbështetjen e komunitetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe vizionit të qartë për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar. Ai ishte i shoqëruar nga kandidatët tjerë të PDK-së, Altin Krasniqi dhe Adnan Thaçi, të cilët së bashku prezantuan alternativën politike të partisë si një rrugë të re për të ardhmen e vendit.

“Me përkrahjen e njerëzve si Ajeti dhe angazhimin e çdo qytetari, ne jemi të bindur se mund ta ndryshojmë rrjedhën e Kosovës dhe ta bëjmë atë një vend të denjë për çdo qytetar. Bashkë mund dhe duhet ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë,” deklaroi Ferat Shala.

Ky takim shënoi jo vetëm një moment për t’u festuar, por edhe një thirrje për mobilizim dhe angazhim, duke dëshmuar se vendlindja dhe përkushtimi ndaj vlerave kombëtare mbeten shtylla të forta për përparimin e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë