“S’do të ketë kurrë më anulime të fluturimeve nga mjegulla”, demantohet pas dy javësh Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dy javë më parë deklaroi se trafiku ajror do të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, meqë Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B.

Por, nuk shkoi gjatë dhe ky premtim publik nuk u realizua.

Mbrëmjen e sotme janë anuluar fluturime për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Në video që kanë dërguar lexuesit në adresë të Indeksonline shihet gjendja e rënduar në aeroport nga mjegulla me ç’rast janë anuluar fluturimet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë