Aurora Berisha e nis vitin duke vizituar Obiliqin: “Zemra e energjisë së Kosovës”
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Aurora Berisha, ka nisur vitin e ri me një vizitë të ngrohtë në familjen Prenku në Obiliq. Në një deklaratë publike, ajo theksoi rëndësinë e kësaj komune, duke e quajtur “zemra e energjisë së Kosovës,” por njëkohësisht shprehu keqardhje për gjendjen e qytetarëve atje.
“Për fat të keq, shumë prej tyre jetojnë në errësirë dhe në sëmundje. Kjo jo për shkak të mungesës së rrymës, por për shkak të mungesës së kujdesit dhe përkushtimit nga ata që kanë pasur pushtetin këtu për një dekadë,” u shpreh Berisha.
Ajo u zotua se, nëse zgjidhet deputete, do të jetë zëri i Obiliqit në Kuvendin e Kosovës dhe do të punojë për një të ardhme më të mirë për këtë komunë dhe për Kosovën në përgjithësi.
“Kosova mundet ma mirë!” përfundoi ajo.
Aurora Berisha garon me numrin 68 në listën e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.