Video-letra e veçantë e Isak Nezirit për festa, 99-shi i PDK-së rrëfen jetën e tij (Video)
Isak Neziri, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë një mesazh reflektimi dhe urimi për vitin e ri 2025.
Duke kujtuar sfidat e tij të së kaluarës, ai thekson rëndësinë e punës së palodhshme dhe mbajtjes së vlerave njerëzore, transmwton portali DrenicaOnline.
“Vështirësitë na forcojnë në jetë. E kaluara ime si një i ri pa punë e shtëpi rrugëve të Evropës, më ka mësuar të punoj fort, por të mos ndryshoj si njeri”, tha Neziri.
Ai u shpreh i lumtur që sot, si afarist në Gjermani, po merr dashurinë dhe përkrahjen e njerëzve, duke qëndruar pranë tyre në gëzime dhe hidhërime.
Në fund, ai uroi më të mirat për të gjithë qytetarët, duke i ftuar ata ta shpërndajnë video-mesazhin e tij festiv për vitin 2025.