Patriot Krasniqi: Liria nuk është e plotë pa lirimin e drejtuesve të UÇK-së
Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, Patriot Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me miq dhe kolegë nga partia, vizituan familjen Vuniqi në Blinajë. Gjatë fjalës së tij para veteranëve të UÇK-së, Krasniqi shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për sakrificën e tyre në luftën për lirinë e Kosovës.
“Ne e dimë se liria që gëzojmë sot është e mundur vetëm përmes angazhimit dhe sakrificës së juaj,” tha Krasniqi. “Megjithatë, liria nuk mund të quhet e plotë pa lirimin e drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë”.
Ai përfundoi fjalën e tij duke nderuar dëshmorët e kombit dhe të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës, duke theksuar se sakrificat e tyre do të jenë gjithmonë të paharruara.