Jakup Nura pritet me përkrahje të fuqishme në Lum të Madh të Vushtrrisë

Gjenerali Jakup Nura, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Lumi i Madh në Vushtrri, transmeton portali DrenicaOnline.

Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe e simpatizantëve dhe banorëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Nurën dhe vizionin e tij për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Jakup Nura falënderoi përkrahësit për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të palëkundur, duke premtuar angazhim maksimal për çështjet e rëndësishme që prekin qytetarët.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara vlerat e PDK-së dhe për të mbështetur kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.

Banorët dhe simpatizantët e pranishëm shprehën besimin se Jakup Nura do të jetë një zë i fuqishëm dhe i drejtë në mbrojtjen e interesave të tyre.

#JakupNuraNr11 ✅
#MeBderiHamzënKryeministër

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë