Nika merr pjesë në tubimin e organizuar në Fushticë të Epërme ku u ndan mirënjohje për kontribuesit e çlirimit të vendit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Nika, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta ndaj banorëve të Fushticës së Epërme për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar ndaj kontributit për lirinë e Kosovës.

Në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nika mori pjesë në një ceremoni të veçantë në kullën e Bacës Ferat Ismajli, një simbol i rëndësishëm i historisë së lavdishme të UÇK-së.

“Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për vendin tonë, duke nderuar dhe vlerësuar sakrificat e të gjithë atyre që luftuan për lirinë tonë”, – theksoi Nika gjatë fjalës së tij.

Kjo ditë shënoi edhe një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi trashëgiminë e lavdishme të UÇK-së dhe për të përkujtuar sakrificat e shumta të bërë në rrugën drejt lirisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë