Mulaj: A është kryeministri Kurti mbi ligjin?

Besim Mulaj ka thënë se kryeministri Kurti po tregon një anë të re të papërgjegjsisë shtetërore.

Kandidati për deputet nga LDK-ja e ka porositur kryeministrin se që të mos tentojë sfidimin e prokurorisë sepse është një pushtet i ndarë nga ai.

“Kurti vs. prokuroria: A është kryeministri mbi ligjin”?
Kryeministri Kurti po na tregon një anë të re të “përgjegjësisë shtetërore”: të sfidosh prokurorinë! Ndoshta ka menduar se të qenët kryeministër është një privilegj, një zonë e lirë nga përgjegjësitë ligjore. Por historia na tregon ndryshe: pothuajse të gjithë kryeministrat e Ballkanit, që nga koha e rënies së komunizmit, në një moment ose tjetër janë “vizituar” nga prokuroria – disa prej tyre madje kanë kaluar edhe pushimet në burg.
Po, z. Kryeministër, sfidoje prokurorinë, por mos harro një parim bazë të demokracisë: ndarja e pushteteve. Ata kanë punën e tyre dhe ju të tuajën. Për fat të mirë, nuk është “sfida” ajo që përcakton drejtësinë.
Në fund të ditës, të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit, apo jo? Edhe kryeministri – me gjithë privilegjet që ofron posti – nuk është mbi të! Prandaj, z. Kurti, më mirë të punoni që të mos ju duhet të mbroheni. Me sa duket, prokuroria ka kohë për të bërë punën e saj… A keni ju”?, shkruan Mulaj në reagim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë