Isak Neziri: Nderim për sakrificën dhe heroizmin e veteranëve në Ditën e Veteranit
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, kanë marrë pjesë në aktivitetet për Ditën e Veteranit në Skenderaj, ku nderuan sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Neziri theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të luftës për liri dhe riafirmoi angazhimin për një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë.
“Bashkë me veteranët dhe qytetarët e Skenderajt, riafirmuam përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” u shpreh ai.
#DitaEVeteranit
#PDK
#IsakNeziri