E rëndë: Vdes personi që u godit nga vetura në fshatin Shipol

Ka vdekur personi që u goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol

Lajmin për Sinjali  e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën  “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar  aksident trafiku me pasojë fataliteti”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar”, tha Zahiti.

Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë