Aurora Berisha: Mirënjohje dhe respekt për sakrificën e veteranëve të UÇK-së

Aurora Berisha, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e saj për veteranët e UÇK-së me rastin e Ditës së Veteranëve. Ajo theksoi se sakrifica dhe guximi i grave dhe burrave që luftuan për lirinë e Kosovës janë themeli i shtetit të sotëm.

“Pa përkushtimin e tyre, pa sakrificën e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, sot nuk do ta gëzonim lirinë. Është detyrim moral dhe institucional të kujdesemi për ta”, tha Berisha.

Ajo kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e vëmendjes dhe kujdesit ndaj kategorive të dala nga lufta. Sipas saj, programi i kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, përfshin një rritje prej 50% të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, duke siguruar një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të tyre.

“Jemi përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre dhe do të angazhohemi për t’u dhënë vendin që meritojnë në shoqëri”, përfundoi Berisha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë