Arllati i gëzon fëmijët, shpërndahen 310 dhurata në gjithë fshatin

Në një iniciativë të jashtëzakonshme solidariteti, banorët e lagjes Bujupi në Arllat shpërndanë sot gëzim dhe buzëqeshje për 310 fëmijë të dy lagjeve të fshatit.

Traktori i mbushur me dhurata u shndërrua në simbol të dashurisë dhe përkushtimit ndaj brezit të ri.

Gjatë ditës dhe në mbrëmje, dhuratat u shpërndanë në kuadër të iniciativës “Një Dhuratë e Vogël për Shumë Buzëqeshje”, duke sjellë lumturi në çdo familje.

“Fëmijët janë esenca dhe motivi ynë për një të ardhme më të mirë. Çdo buzëqeshje e tyre na mbush zemrat me krenari dhe gëzim”, thanë organizatorët, të cilët falënderuan të gjithë kontribuuesit e nismës.

Ky gjest tregon vlerat e larta humane të banorëve të Bunupit dhe përkushtimin e tyre për ndërtimin e një komuniteti më të mirë për fëmijët.

#BashkëPërFëmijëTëLumtur
#NjëDhuratëPërNjëBuzëqeshje

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë