Adri Nurellari mbështet Betim Gjoshin për deputet: Një patriot i pashoq dhe forca e PDK-së

Adri Nurellari, analist politik dhe këshilltar i njohur, ka shprehur mbështetje të fortë për Betim Gjoshin, duke e cilësuar atë si një figurë të domosdoshme për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në një postim në FB, Nurellari theksoi se, për të, një nga 10 votat e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë pa dyshim për numrin 50-të, Betim Gjoshin.

Nurellari e përshkruan Gjoshin si “portierin” e politikës, një figurë që është gjithmonë në vijën e frontit, duke mbrojtur interesat e partisë edhe në kohë të vështira. Sipas Nurellarit, Betimi ka qenë një mbështetje e palodhur për PDK-në, sidomos gjatë periudhave të vështira, si pandemia dhe humbjet elektorale që e vunë në provë besimin dhe durimin e partisë.

“Në kohë të vështira, Betimi ka qenë gjithmonë aty, stoik dhe i palodhur. Ai është një patriot i palëkundur, i gatshëm të përballet me sfidat më të vështira dhe të ofrojë një përfaqësim dinjitoz për PDK-në në Kuvend”, – u shpreh Nurellari, duke e mbështetur fort kandidaturën e Gjoshit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë