Patriot Krasniqi: Bashkë me Mevludin Mazrekun dhe PDK-në drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën
Patriot Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë pjesë në promovimin e kandidatit Mevludin Mazreku nga dega e PDK-së në Malishevë.
“Mbrëmë, me entuziazëm të jashtëzakonshëm, u bashkova për të mbështetur kandidaturën e Mazrekut. Me këtë energji dhe vullnet, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën,” ka deklaruar Krasniqi.
PDK po vazhdon mobilizimin në të gjitha degët e saj për zgjedhjet e ardhshme.