Patriot Krasniqi, 88-shi i PDK-së: Përkrahja e të rinjve të Prizrenit, motiv për të tejkaluar çdo sfidë
Kandidati për deputet nga PDK me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në Prizren, ku u takua me të rinj entuziastë, shumica e të cilëve janë votues për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi shprehu falënderimet e tij të përzemërta ndaj shoqërisë për organizimin e këtij tubimi, duke theksuar se mbështetja e tyre i jep forcë dhe motiv për të tejkaluar çdo sfidë në misionin e tij politik.
“U zotova para tyre se do të jem zëri i të rinjve në Kuvendin e Kosovës dhe do të adresoj shqetësimet e tyre, sepse ata meritojnë më shumë mundësi dhe mbështetje për të realizuar ëndrrat e tyre,” tha Krasniqi, duke shtuar se përkrahja e të rinjve është një shtysë për të ndërtuar një Kosovë më të fortë.
Me një mbështetje të madhe nga të rinjtë e Prizrenit, Patriot Krasniqi është i vendosur të përfaqësojë fuqishëm interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
#MaMirë
#BedriHamza1
#PatriotKrasniqi88