Mbështetje e fuqishme për 55-shin e PDK-së në Gllanasellë, fshatin e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Valon Grabovci, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe kandidatët Aurora Berisha e Lulzim Nika, kanë vizituar fshatin Gllanasellë, ku morën mbështetje të madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, transmeton portali DrenicaOnline.
Grabovci shprehu nderimin e tij për këtë vizitë në fshatin e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, duke theksuar se kjo mbështetje tregon përkushtimin dhe besimin e qytetarëve në vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë.
“Kosova mundet #MaMirë me Bedri Hamzën kryeministër”, theksoi Grabovci, duke falënderuar banorët e Gllanasellës për pritjen dhe përkrahjen.
#MaMirë
#MeBedriHamzën
#ValonGrabovci55