Ganimete Musliu: Floriana Rugova, garanci për reformimin e drejtësisë në programin e Bedri Hamzës

Deputetja dhe kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu, ka ndarë përshtypjet e saj pas një takimi me Florianën Rugovën, kandidate për deputete në zgjedhjet e shkurtit 2025 me numrin 81.

Musliu vlerësoi bagazhin e Rugovës në fushën e drejtësisë, duke theksuar se angazhimi i saj do të jetë një shtyllë e fortë për planprogramin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, veçanërisht në reformimin e sektorit të drejtësisë.

“Jam e bindur që angazhimi i Florianës do të jetë një mbështetje e madhe për këtë sektor kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm. I uroj suksese në këtë garë jetike për vendin tonë”, u shpreh Musliu.

#MeBedriHamzënKryeministër
#GanimeteMusliu12
#FlorianaRugova81

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë