Betim Gjoshi prezanton programin e PDK-së në Smirë të Vitisë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, vizitoi mbrëmë familjen Azizi në Smirë të Vitisë, ku u prit nga veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe aktivistë të shumtë, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë këtij takimi, Gjoshi prezantoi programin e PDK-së, duke u fokusuar në përkrahjen e kategorive më të respektuara të shoqërisë. Ai theksoi rëndësinë e një qeverisjeje që mbron interesat e tyre dhe siguron mirëqenie për qytetarët.

“Faleminderit për mikpritjen dhe për mbështetjen e dhënë. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë drejt një qeverisjeje më të mirë pas 9 shkurtit”, tha Gjoshi.

PDK po vazhdon takimet intensive me qytetarët në mbarë Kosovën, duke shpalosur platformën e saj dhe duke mobilizuar mbështetësit për zgjedhjet e ardhshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë