Aurora Berisha: Nga lagjia Llugani e Gllanaselles, një mesazh bashkimi dhe shprese për Kosovën më të mirë
Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar odën e madhe të lagjes Llugani në Gllanasellë, ku morën mbështetje të fuqishme për angazhimin dhe misionin e tyre politik.
Berisha deklaroi se vizioni i kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për një Kosovë më të mirë po përqafohet gjithnjë e më shumë nga qytetarët, si në fshatra ashtu edhe në qytete. Ajo theksoi rëndësinë e bashkimit dhe dashurisë për vendin si forcën kryesore për të sjellë ndryshimin.
“Fuqia jonë është bashkimi dhe dashuria për Kosovën. Vizioni i Bedri Hamzës po përqafohet nga të gjithë,” tha ajo, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij misioni.
Aurora Berisha, me numrin 68 në listën e kandidatëve të PDK-së, vazhdon të jetë e angazhuar në terren për të promovuar platformën e saj dhe vizionin për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
#MaMirë
#AuroraBerisha68