Aeroplani me 155 udhëtarë i linjës Hamburg-Prishtinë bën ulje emergjente në Beograd

Një aeroplan i udhëtarëve i kopanisë ‘Eurowings’, i cili ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Beogradit.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Infrastrukturës i Qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu.

Në reagimin e tij, ministri Aliu ka bërë të ditur se fluturimi i planifikuar Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30, me 155 udhëtarë në bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.

Njoftimi i plotë i ministrit Liburn Aliu:

Informatë në lidhje me fluturimin e sotëm Hamburg – Prishtinë (Flt.EË5704)

Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtarë në bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd.

Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.

Autoritetet shtetërore të Kosovës në koordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.

Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Eurowings në ditët në vijim.

Fotografi ilustruese: Një aeroplan i kompanisë “Eurowings”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë