+20,000 metra ndriçim publik në Drenas për më pak se një muaj
Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, ka inspektuar nga afër punimet për ndriçimin publik në gjashtë fshatra të komunës.
Në kuadër të këtij projekti, janë realizuar mbi 20,000 metra ndriçim rrugor në fshatrat Korroticë e Epërme, Fushëticë e Epërme, Vasilev, Çikatovë e Vjetër, Arllat dhe Zabel, të gjitha brenda një muaji.
“💡💡+20,000 metra ndriçim publik për më pak se një muaj. Kemi punuar intensivisht me tri ekipe në terren dhe do të vazhdojmë edhe në pjesët e tjera të komunës sonë”, tha Gllareva.
Ky investim është pjesë e përkushtimit të Komunës së Drenasit për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.
#Infrastrukturë
#Drenasi
#NdriçimPublik