Patriot Krasniqi takon familjen Kiçina në Drenas, diskutime për sfidat dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim të veçantë në konakun e Semidin Kiçinës, vëllai i heroit të kombit Milazim Kiçina, në Drenas. Krasniqi e ka vlerësuar pritjen e jashtëzakonshme dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e familjes Kiçina ndër etapa të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe komandanti i UÇK-së, Musa Jashari, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Sefer Buzhala, si dhe bashkëpunëtorët Sadri Shala, Mergimi, Nexhi dhe Sherifi. Diskutimet u përqendruan te sfidat aktuale dhe zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, duke theksuar mobilizimin e fuqishëm të Drenasit, bastionit të PDK-së, në mbështetje të këtij subjekti dhe kandidatëve të saj.

Krasniqi falënderoi familjen Kiçina për dhurimin e një libri të veçantë, të cilin u shpreh se do ta lexojë me kënaqësi. Ai përmbylli takimin duke shprehur optimizëm për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë