Isak Neziri i PDK-së merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët në Fushë Kosovë

Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe përkrahjen që ka marrë nga familjet dhe qytetarët në Sllatinë të Fushë Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

“Sonte ndjeva energjinë dhe frymëzimin për të vazhduar më fuqishëm. Zëri për ndryshim po dëgjohet në gjithë Kosovën, dhe pas 9 shkurtit do të sjellim qeverinë e veprave, jo fjalëve”, u shpreh Neziri.

Ai theksoi vendosmërinë për të ofruar një qeverisje që do të përmbushë pritjet e qytetarëve dhe do të punojë për një Kosovë më të mirë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë