Aurora Berisha: Mobilizim dhe përkrahje e jashtëzakonshme për PDK-në dhe Bedri Hamzën

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe që ka marrë gjatë takimeve me qytetarët e Llapushnikut dhe Fushë Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Berisha theksoi se mobilizimi qytetar dhe energjia pozitive për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, janë duke u ndjerë fuqishëm gjithandej Kosovës.
“Kosova dëshiron Ma Mirë më 9 shkurt. Qytetarët e duan Bedrin Hamzën kryeministër”, u shpreh Aurora Berisha, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre.
Kandidatura e saj dhe programi i PDK-së po marrin përkrahje të gjerë, duke i dhënë një hov të madh fushatës së partisë në zgjedhjet e ardhshme./DrenicaOnline/