Aurora Berisha: Banorët e Shtuticës, pjesë e misionit tonë për Ma Mirë

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Aurora Berisha, me numër 68 në listë, ka shprehur mirënjohjen e saj për përkrahjen e banorëve të Shtuticës gjatë takimeve me ta, transmeton portali DrenicaOnline.

“Edhe banorët e Shtuticës si çdo herë entuziast, sikur gjithandej nëpër Kosovë, iu bashkuan misionit tonë për: Ma Mirë!”, deklaroi Berisha, duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen që kjo zonë i ka dhënë PDK-së.

Ajo nënvizoi se ky entuziazëm është një tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë në vizionin dhe programin e saj dhe të partisë për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

#68

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë