Problemet me mungesën e energjisë elektrike, banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë

Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë gjatë ditës së sotme banorët e fshatit Bardhosh do të organizojnë një protestë.

Sipas njoftimit protesta do të nis nga ora 13:00.

‘’Për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike, ftojmë qytetarët dhe bizneset që të dalin NESËR e PREMTE duke filluar nga ora 13:00 në qendër të Bardhoshit pranë AMF-se të protestojmë në menyrë paqësore thirrjen qytetare për rregullim dhe furnizim të rregulltë me energji elektrike’’, thuhet në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë