Patriot Krasniqi: Tusuzi, burim frymëzimi dhe bastion i PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e lagjes “Tusuz” në Prizren, një vend me rëndësi të veçantë për të, transmeton portali DrenicaOnline.

“Emocion i veçantë takimi me banorët e lagjes ‘Tusuz’, në Prizren, lagje ku unë jam rritur. Kjo lagje është burimi i frymëzimit tim politik, sepse ‘Tusuzi’, dikur në kohërat e vështira, ka qenë baza e UÇK-së dhe bastioni i PDK-së që nga paslufta”, theksoi Krasniqi.

Ai shtoi se takimi ishte një mundësi për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të ndarë vizionin e tij politik për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke dalë nga ky takim me shpresë dhe motivim për të vazhduar punën drejt rikthimit të PDK-së.

“Prizreni ka qenë dhe mbetet bastioni i PDK-së dhe edhe kësaj radhe do ta mbështes masivisht Bedri Hamzën për kryeministër dhe kandidatët për deputetë”, u shpreh Krasniqi, duke përmendur rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes për liderët e partisë.

Krasniqi i cili mban numrin 88 në listën për deputet, e përmbylli mesazhin e tij me besimin se PDK-ja do të korrë sukses të madh në këto zgjedhje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë