Isak Neziri: Përkrahje e jashtëzakonshme për PDK-në nga Llapushniku i Drenasit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim entuziast me qytetarët e Llapushnikut në Drenas, ku mori mbështetje të madhe nga banorët e kësaj zone, transmeton portali DrenicaOnline.

“Në Llapushnik të Drenasit u ndjeva si në shtëpinë tonë falë përkrahjes së jashtëzakonshme që morëm bashkë me kandidatët për deputetë nga komuna e Drenasit,” u shpreh Neziri, duke falënderuar qytetarët për pritjen dhe përkrahjen.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkimit për një të ardhme më të mirë, duke theksuar sloganin e tij: “Vetëm së bashku Kosova bahet ma mirë!”

Neziri, i renditur me numrin 99 në listën e PDK-së, kërkoi mbështetje për vizionin e partisë dhe liderin e saj për kryeministër, Bedri Hamza, duke shprehur besimin se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një hap i madh drejt suksesit të Kosovës.

#BedriHamza1 ✅
#IsakNeziri99 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë