FC Drenica falënderon donatorin Alfred Dibrani për mbështetjen e vazhdueshme
Sot, në ambientet e FC Drenica, zv.presidenti i klubit, Çaush Dobra, priti biznesmenin dhe bashkatdhetarin Alfred Dibrani, i cili aktualisht jeton dhe punon në Gjermani.
Z. Dibrani, përmes kompanisë së tij “Alfred Fliesen,” ka dhënë kontribut të rëndësishëm për klubin. Para disa muajsh, ai ndihmoi gjeneratën U19 me pajisje sportive dhe sot nënshkroi një kontratë për një tjetër donacion të rëndësishëm për klubin.
Ky akt i tij është një shembull i shkëlqyer i mbështetjes nga diaspora për vendlindjen. Alfred Dibrani ka premtuar se do të vazhdojë të mbështesë FC Drenica edhe në të ardhmen.
Në shenjë mirënjohjeje, klubi i dhuroi atij një fanellë dhe një certifikatë falënderimi për kontributin e dhënë.
Faleminderit, Alfred!
Faleminderit, Alfred Fliesen!