Azem Syla shpallet i pafajshëm për rastin “Toka”
Avokati Besnik Berisha, ka njoftuar sot se klienti i tij, Azem Syla është shpallur i pafajshëm për rastin ‘toka’ që sipas tij aktakuza ishte gatuar në Serbi e që procesin e nisi në mënyrë skandaloze misioni i EULEX, transmeton DrenicaOnline.
Postimi i plotë i Berishës:
Triumf si para katër viteve!
Kete foto e patem realizu para kater viteve me z. Azem Syla, i njohur si Komandant ” DAJA” perderisa ishim ne pauze ne bufene e Dhomave te Specializuara ne Hage, aty ku per tre dite rresht u perballem me padrejtesine dhe dolem te buzeqeshur e fitimtare.
U patem dakordu qe kete foto ta postojme vetem atehere kur ta fitojme edhe betejen tjeter kunder Serbise, ne procesin skandaloz qe e filloi EULEX kunder tij, me aktakuzen qe u gatua ne Serbi.
Sot edhe kete beteje e fituam, sot drejtesia triumfoj dhe sot u poqen kushtet qe kete foto ta postojme🙂!
Jam i lumtur qe isha pjese e ketyre betejave ne cilesine e avokatit te z. SYLA, i cili, perkunder ofertave qe te angazhoi avokat nderkombetar, me zgjodhi mua si te vetmin qe i besoi!
Urime z. SYLA dhe familjes se tij!