Aurora Berisha hap zyrën në Drenas: “Kosova mundet ma mirë!”
Aurora Berisha, kandidate serioze për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar sot hapjen e zyrës së saj në Drenas. Kjo lëvizje vjen si pjesë e angazhimit të saj për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të diskutuar shqetësimet dhe idetë e tyre për të ardhmen e vendit.
“Prej sot, përveç që do të ju takoj gjithandej nëpër Kosovë, ju pres secilin prej jush edhe në zyrën time në Drenas. Kosova mundet ma mirë!” ka deklaruar Berisha në një postim në rrjetet sociale, transmeton portali DrenicaOnline.
Me këtë nismë, ajo synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me qytetarët, duke i ftuar ata të ndajnë mendimet dhe shqetësimet e tyre. Berisha poashtu ka premtuar se do të vazhdojë takimet me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës.
Me sloganin “Kosova mundet ma mirë,” Aurora Berisha përcjell një mesazh shprese dhe besimi për ndryshime pozitive, duke u fokusuar në nevojën për zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve./DrenicaOnline/