39 vite punë në arsim, pensionohet mësuesi Sefer Krasniqi
Është pensionuar mësuesi Sefer Krasniqi, pas 39 viteve punë në arsim. Mësuesi nga Negroci i Drenasit u përshëndet me nxënësit dhe kolegtivin e shkollës me emocione të përziera.
Mësuesi Sefer ka falenderuar SHFMU ,,GANI SYLAJ” Poklek i Ri dhe SHFMU ,,JUSUF GËRVALLA” Negroc, ku edhe ka punuar prej vitesh.
Postimi i plotë i mësuesit:
Sot me rastin e pensionimit tim, (39 vite punë në arsim) organizova një ndeje me dyë kolektivet e SHFMU ,,GANI SYLAJ ” Poklek I Ri dhe SHFMU ,,JUSUF GËRVALLA ” Negroc. Jam mirënjohës për respektin ndaj punës sime, Prandaj i falenderoj drejtorët Rifat Demakun dhe Fehmi Krasniqin dhe të gjithë mësimëdhënësit e punëtorët tekniko-shërbyes të të dyë shkollave. Ju dëshiroj çdo të mirë në jetë e suksese në punë!
Me Respekt Sefer Krasniqi!