Patriot Krasniqi: PDK synon rikthimin si partia numër një në Kosovë
Patriot Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ndarë detaje nga një takim që zhvilloi me kryetarin e partisë, Memli Krasniqin. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe mobilizimin për regjistrimin e votuesve nga diaspora.
“Kënaqësi të nisja ditën sot në takim me kryetarin, Memli Krasniqi, me të cilin biseduam për procesin zgjedhor dhe regjistrimin e votuesve në diasporë. Kryetari Krasniqi po bën një punë të jashtëzakonshme dhe takimet me të janë gjithmonë motiv për të vazhduar me punë në funksion të forcimit të subjektit tonë,” ka shkruar Krasniqi.
Ai shtoi se, së bashku me miqtë e tij, Sadrin Shala, Mentor Ismajli dhe Arsim Jashari, janë të përkushtuar për të punuar deri në rikthimin e PDK-së si partia kryesore në vend.
Në fund të postimit, Krasniqi përmbylli me moton e tij të optimizmit dhe unitetit, duke përdorur hashtagët: #MaMirë #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PatriotKrasniqi88.
PDK po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme me një fokus të veçantë te angazhimi i diasporës dhe rikthimi i mbështetjes nga elektorati vendor.