Izmaku: Po ndërtojmë një fushatë ku gratë janë në qendër, si zëri i ndryshimit dhe i forcës së vërtetë

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, zhvilloi sot një takim me forumin e grave, ku u diskutua për strategjinë e fushatës dhe rolin e rëndësishëm të grave në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Izmaku vlerësoi angazhimin e zonjës Arlinda Limaj, bashkëshortja e liderit të NISMA-s, duke e cilësuar si një profesioniste të shkathët dhe mbështetëse të palëkundur të grave.

“Një pjesëmarrje e veçantë ishte ajo e zonjës Arlinda Limaj, bashkëshortja e liderit, një profesioniste e shkathët dhe mbështetëse e palëkundur e grave. Përkushtimi dhe motivimi i saj për të fuqizuar rolin e gruas është një burim frymëzimi për të gjitha ne”, shkroi mes tjerash Izmaku.

Postimi i plotë:

Bashkë për një të ardhme më të fortë!Sonte, në selinë qendrore të Nismës, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të ngrohtë me gra dhe vajza të jashtëzakonshme, të udhëhequra nga vizioni i liderit tonë, z. Fatmir Limaj.

Në këtë mbrëmje të frymëzimeve dhe ideve, diskutuam për strategjinë e fushatës dhe rëndësinë e madhe që kanë gratë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.Një pjesëmarrje e veçantë ishte ajo e zonjës Arlinda Limaj, bashkëshortja e liderit, një profesioniste e shkathët dhe mbështetëse e palëkundur e grave.

Përkushtimi dhe motivimi i saj për të fuqizuar rolin e gruas është një burim frymëzimi për të gjitha ne.Së bashku, po ndërtojmë një fushatë ku gratë janë në qendër, si zëri i ndryshimit dhe i forcës së vërtetë.

Faleminderit të gjithave që ishit pjesë e këtij momenti të veçantë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë