Mërgim Lushtaku dhe Altin Krasniqi, dy zëra të rinj të Drenicës të bashkuar në rrugën drejt Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për një mandat tjetër, Mërgim Lushtaku, ka shprehur mbështetjen e tij për Altin Krasniqin, i cili po kandidon për deputet nën siglën e PDK-së, duke mbajtur numrin 20.
Lushtaku ka vlerësuar lart përgatitjen profesionale dhe angazhimin e Altin Krasniqit, duke theksuar frymën e përbashkët të atdhedashurisë që i lidh, transmeton portali DrenicaOnline.
“Si djali i Jakup Krasniqit, një figurë emblematike e luftës për liri, Altini ka zgjedhur të ndjekë rrugën për t’i shërbyer vendit përmes politikës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve”, tha Lushtaku.
Altin Krasniqi ka hyrë në garë për deputet si pjesë e gjeneratës së re të PDK-së, duke sjellë energji të re dhe vizion për të ardhmen.
PDK pritet të garojë fuqishëm në këto zgjedhje, ndërsa Lushtaku mban numrin 100 në listë, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës.
#AltinKrasniqi20 ✅
#MergimLushtaku100 ✅