Isak Neziri në Likofc: Vend i sakrificës dhe heroizmit të UÇK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka vizituar shtëpinë muze të Shtabit të Përgjithshëm në Likofc, një fshat me histori të lavdishme gjatë luftës për liri.

“Likofci është vendi ku prijësit e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkuan forcat për çlirimin e vendit. Teksa vizitoja këtë vend historik, mu kujtua sakrifica e dëshmorëve, veteranëve dhe udhëheqësve që dhanë gjithçka për lirinë. Edhe sot, pas 25 vitesh, disa prej tyre si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po paguajnë çmimin e saj”, tha Neziri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shpërndajnë dhe mbështesin vlerat e luftës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike të Kosovës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë