Gara për deputetë në Drenas: Adem Bucolli jep mesazhin e koduar ‘Me Buldozerin D98’
Gara për deputet në Drenas duket se po bëhet gjithnjë e më interesante, duke marrë parasysh se PDK-ja ka propozuar 11 kandidatë nga kjo komunë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Adem Bucolli, së fundmi ka tërhequr vëmendje me një postim në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një fotografi me disa miq të tij, duke e shoqëruar me mesazhin: “Me buldozerin D98 #mamir.”
Ky mesazh duket të jetë simbolik, duke shprehur qasjen e tij si një figurë e vendosur dhe e gatshme për të “pastruar rrugën” drejt reformave apo ndryshimeve pozitive. Përdorimi i buldozerit si metaforë tregon forcë dhe vendosmëri për të kapërcyer çdo pengesë.
Gara për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës sigurisht që do të jetë sfiduese, veçanërisht kur në listë ka kaq shumë emra të fortë nga një komunë si Drenasi, e njohur për angazhimin e saj politik dhe ndikimin brenda partisë.
Rikujtojmë se numrin 98 në listën e PDK-së e ka Agenesë Kastrati-Bucolli, aktuakisht drejtireshë për zhvillim ekonomik në Komunën e Drenasit.