E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.
Siç merr vesh Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte Erblin Berisha, 25 vjeçar.
Ky i fundit nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, ndërsa mësohet se ndjeri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës, moment ky që ishte fatal për të.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i 25 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.