Kjo është Floriana, 81-shja e PDK-së që synon të bëhet deputete
Floriana Rugova, kandidate me numër 81 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), synon të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët në legjislaturën e ardhshme, transmeton portali DrenicaOnline.
Me mbi një dekadë përvojë në institucione të Kosovës, ajo është e specializuar në drejtësi, hartimin e legjislacionit dhe integrimet evropiane.
Si pjesë aktive e PDK-së, Rugova thekson rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si kurorëzim i përpjekjeve për liri dhe e cilëson PDK-në si sinonim të shtet-ndërtimit.
Ajo shpreh përkushtim për trajtimin me dinjitet të ish-krerëve të UÇK-së dhe angazhim në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve./DrenicaOnline/