Endrit Shala: Prishtina më dha forcë për sfidat e ardhshme!
Në një tubim madhështor në kryeqytet, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Endrit Shala, shprehu falënderimet për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të Prishtinës.
“Të jem mes jush është nderi më i madh i jetës sime. Prishtina tregoi se është zemra e Kosovës dhe forca që më shtyn përpara”, theksoi ai, duke premtuar angazhim maksimal për një Prishtinë të zhvilluar dhe një Kosovë më të fuqishme.