Isak Neziri tjetër nivel: Prezanton platformën politike online dhe fton qytetarët në bashkëbisedim!
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka bërë të ditur se tashmë qytetarët mund të informohen për platformën e tij politike përmes faqes zyrtare www.isakneziri.com
Neziri ka theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur dhe të vazhdueshëm me qytetarët, duke krijuar kështu një hapësirë të re për bashkëbisedim.
Në këtë faqe, qytetarët mund të njihen me vizionin dhe prioritetet e tij politike, si dhe me platformën e kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
“Nga sonte, e nisim një bashkëbisedim të ri përmes faqes zyrtare. Ju ftoj ta vizitoni dhe të anëtarësoheni për të vazhduar komunikimin më tutje”, ka shkruar Neziri.
Kjo iniciativë është një dëshmi e përkushtimit të tij për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në rrugëtimin drejt një Kosove më të mirë.
#PDK #IsakNeziri #BedriHamza