Takim sa për “adet”, Kurti e Rama rrinë vetëm pesë minuta bashkë në zyrë pas seancës së Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti priti në takim homologun e tij shqiptar, Edi Rama, pas një kohe të gjatë që s’u zhvillua një takim e këtij formati mes tyre.

Takimi i tyre u mbajt pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, ky takim ishte i shkurtër. T7 raporton nga Qeveria se ai zgjati vetëm pesë minuta.

Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.

Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë