Ish eprori i lartë në UÇK, Halil Çadraku mbështet Patriot Krasniqin për deputet: Numri 88 simbolizon 88 nëndegët e themeluara të PDK-së në mërgatë
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Halil Çadraku, i ka dhënë mbështetje Patriot Krasniqit në garën për deputet.
Ai ka thënë se numri i tij simbolizon në listën zgjedhore simbolizon numrin e nëndegëve të PDK-së në diasporë.
“Numri 88 simbolizon 88 nëndegët e themeluara në mërgatë. Suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë” thotë një mendimtar. Patriot Krasniqi po e kërkon suksesin dhe me 88 bashkëveprimtarët në Itali e në vend ka me gjetur. Ai do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Çadraku në Facebook.
Postimi i plotë:
Suksesi më i mirë për përfaqësimin e Prizrenit në mërgatë, dhe i mërgatës në Parlament, do të ishte vizioni i kandidatit për deputet të PDK- së, në Kuvendin e Kosovës- Patriot Krasniqit, për kthimin tek rinia e gjerë e kësaj partie së bashku me të tjerët, pasi aty i gjen vlerat e reja të fshehura apo të mbuluara padrejtësisht.
Gjen devotshmërinë e anëtarëve që politikën e shohin si art të administrimit të perspektivës së gjerë, si art të dijes për të djeshmen dhe të sotmen, apo i të nesërmes dhe të pasnesërmes. Sienergjia dhe komunikimi me të tillët në këtë mes, çlirojnë energjitë krijuese dhe shndërrohen në potencial politik apo vlerë të re politike për subjekin, shtetin e Kombin.
Numri 88 simbolizon 88 nëndegët e themeluara në mërgatë.
“Suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë” thotë një mendimtar. Patriot Krasniqi po e kërkon suksesin dhe me 88 bashkëveprimtarët në Itali e në vend ka me gjetur. Ai do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës
Ps/ Patriot Krasniqi është nga Prizreni, jeton e vepron në Toskanë – Firence të Italisë.